ISO 9001:2008 - Sistemi i Menaxhimit të Kualitetit

ISO 9001:2008 - Sistemi i Menaxhimit të Kualitetit

Qëllimi i ISO 9001:2008 është që të sigurojë kualitetin e proceseve të punës, prodhimeve dhe shërbimeve të cilat i kryen një organizatë.
ISO 9001:2008 është një model procesual, i cili e përcakton organizimin si të suksesshëm me anë të:

 

  • Përcaktimit të politikës për kualitet
  • Definimit të përgjegjësive dhe kompetencave në Organizatë
  • Definimit të objektivave të kualitetit
  • Planifikimit dhe sigurimit të resurseve
  • Realizimit të kërkesave të klientit
  • Matjes, analizave dhe përmirësimin e produktit/shërbimit.

Për konkurentshmërinë në tregjet e vendit dhe ato  ndërkombëtare nuk është e mjaftueshme vetëm kualiteti, por kërkohet një dëshmi e njohur ndërkombëtare për kualitetit siç është Certifikata ISO 9001:2008.

Menaxhimi me kualitetin para së gjithash është MËNYRA E TË MENDUARIT.

CILAT JANË PËRFITIMET NGA ZBATIMI I STANDARDEVE  ISO 9001:2008

  • përmbushja e kërkesave të klientëve tuaj;
  • operacione efikase (humbjet, dështimet zvogëlohen deri në minimum);
  • përgjegjësi më e madhe dhe ndërgjegjësim i punonjësve;
  • përmirësim i statusit të ndërmarrjes;
  • vlerësim dhe dokumentim i detyrave të punës;
  • aftësi për të garuar në të njëjtën pozitë me organizatat më të mëdha;
  • mundësi për të pushtuar tregje të reja;
  • shfrytëzim më i mirë i kohës dhe resurseve;
  • identifikim më të mirë të produktit apo shërbimit;
  • rritje të fitimeve;
  • përmirësim i vazhdueshëm i kualitetit dhe efikasitetit.

 

Një nga përparësitë kryesore të ISO 9001:2008 është zbatimi i tij në të gjitha llojet e veprimtarive - industrive. Është zhvilluar me aplikimin e tetë parimeve themelore të menaxhimit të kualitetit. Tetë parimet themelore krijojnë themel stabil  të cilat Menaxherët i identifikojnë si mjet për zhvillimin e një biznesi të suksesshëm.
ISO 9001:2008 në veçanti e thekson menaxhimin me proceset, matjet, përmirësimet e vazhdueshme, realizimin e qëllimeve dhe përfshirja e Menaxhmentit të lartë.