Konsultime
- Studime dhe Elaborate Ekologjiko- Teknologjike
- ISO 9001:2008 - Sistemi i Menaxhimit të Kualitetit
- ISO 14001:2004 – Sistemi i menaxhimit me mjedisin jetësor
- OHSAS 18001:2007 - Sistemi i Menaxhimit të Shëndetësisë dhe Sigurisë në Punë
- ISO 22000:2005 - Sistem për Siguri të Ushqimit
- HACCP – Sistem për analizë të rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit
- GLOBALGAP - Sistem për Praktikë të Mirëfillt Bujqësore
- ISO 17020:1998 - Standard për akreditimin e organeve inspektuese
- ISO 17025:2005 - Standard për akreditimin e laboratorëve për testim dhe kalibrim
- CE - Shenjë për produkt të sigurt
АНКЕТА
Кога планирате да започнете со транзиција на новата верзија на стандардот ISO 9000:2015?
Листа анкети Еуромак Контрол
Ул.Стогово бр.13А
1000 Скопје, Македонија
тел/факс: +389(2) 3124 322
mail@euromakkontrol.com
ISO 14001:2004 – Sistemi i menaxhimit me mjedisin jetësor
ISO 14001:2004 – Sistemi i menaxhimit me mjedisin jetësor
ISO 14001:2004 – Është menaxhimi me faktorët që ndikojnë ndaj mjedisit jetësor, të cilët krijohen gjatë realizimit të procesit të punës në një Organizatë.
Me implementimin e ISO 14001:2004 përcaktohet se cilët procese të punës në një Organizatë e ndotin mjedisin jetësor, të identifikohen objektivat reale dhe të ndërmerren masa për realizimin e objektivave të mbrojtjes së mjedisit jetësorë.
PARIMET THEMELORE TË ISO 14001:2004
Objektivi kryesor i ISO 14001:2004 është mbrojtja e mjedisit jetësor, duke parandaluar apo reduktuar ndikimet të cilat organizata i bënë ndaj mjedisit jetësorë. Parandalimin apo zvogëlimi i ndikimit ndaj mjedisit jetësorë kryhet duke zbatuar principet e mëposhtëm:
- përcaktimi i politikës për mjedis jetësorë;
- identifikimi i aspekteve ndaj mjedisit jetësorë;
- vlerësimi i aspekteve ndaj mjedisit jetësorë;
- definimi i qëllimeve dhe programit për mbrojtjen e mjedisit jetësorë;
- njoftimi i punonjësve me aspektet e organizatës dhe mënyrat e parandalimit dhe zvogëlimit të tyre;
- kontrolli i operacioneve të cilat ndikojnë mbi mjedisin jetësorë, siç janë menaxhimi me mbeturinat dhe materiet e rrezikshme;
- menaxhimi me situatat e jashtëzakonshme.
CILAT JANË PËRFITIMET NGA ZBATIMI I STANDARDEVE ISO 14001:2004
- përmirësimi i raporteve me shërbimet publike, shërbimet për mbikëqyrje të mbrojtjes së mjedisit jetësorë dhe komunitetet lokale;
- identifikimi i hershëm i problemeve të mjedisit jetësorë;
- transparenca e organizatës;
- përmbushja e normave ligjore dhe kërkesave tjera;
- verifikimi i përkushtimit të organizatës për mbrojtjen e mjedisit jetësorë;
- zvogëlimi i rrezikut i cili mund të sjellë deri në katastrofë ekologjike.
ISO 14001:2004 është standard ndërkombëtarisht i pranuar i cili kërkon nga Organizata menaxhim efektiv me veprimtaritë e veta që ndikojnë ndaj mjedisit jetësorë, përmes një angazhimi për të parandaluar apo zvogëluar ndotjet,si dhe përputhshmëri me legjislacionin dhe përmirësimin e vazhdueshëm.
Përmirësohet menaxhimi i proceseve punuese në kompaninë tuaj, mund të dëshmoni se punoni në mënyrë ekologjike dhe mënyrë të përgjegjshme, në përputhje me ligjet përkatëse dhe politikat e kompanisë për mbrojtjen e mjedisit jetësorë.
ISO 14001:2004 kërkon angazhim në përmirësimin e vazhdueshëm të kontributit për mbrojtjen e mjedisit jetësorë kurse si rezultat kësaj arrihet shfrytëzimi efikas i lëndëve të para, reduktimi i mbeturinave dhe zvogëlim i shpenzimeve

