Konsultime
- Studime dhe Elaborate Ekologjiko- Teknologjike
- ISO 9001:2008 - Sistemi i Menaxhimit të Kualitetit
- ISO 14001:2004 – Sistemi i menaxhimit me mjedisin jetësor
- OHSAS 18001:2007 - Sistemi i Menaxhimit të Shëndetësisë dhe Sigurisë në Punë
- ISO 22000:2005 - Sistem për Siguri të Ushqimit
- HACCP – Sistem për analizë të rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit
- GLOBALGAP - Sistem për Praktikë të Mirëfillt Bujqësore
- ISO 17020:1998 - Standard për akreditimin e organeve inspektuese
- ISO 17025:2005 - Standard për akreditimin e laboratorëve për testim dhe kalibrim
- CE - Shenjë për produkt të sigurt
АНКЕТА
Кога планирате да започнете со транзиција на новата верзија на стандардот ISO 9000:2015?
Листа анкети Еуромак Контрол
Ул.Стогово бр.13А
1000 Скопје, Македонија
тел/факс: +389(2) 3124 322
mail@euromakkontrol.com
ISO 22000:2005 - Sistem për Siguri të Ushqimit
ISO 22000:2005 - Sistem për Siguri të Ushqimit
Një nga sfidat e kohës sonë është që të prodhohet dhe të plasohet një ushqim i sigurt dhe i shëndosh.
Standardi ISO 22.000 është projektuar që të ndihmojë ndërmarrjet për të kontrolluar rreziqet për sigurinë e ushqimit të tyre dhe për tu bindur që ushqimi gjatë konsumimit është i sigurt.
PARIMET THEMELORE TË ISO 22.000
ISO 22.000 përshkruan kërkesat për funksionimin efektiv të sistemit për menaxhim të sigurisë së ushqimit (FSM - Food Safety Management), i cili në vete integron përdorimin e Teknikave të Analizave të Rrezikut dhe Pikat Kritike të Kontrollit (TARPK apo HACCP - Hazard Analysis Critical Control Point ), parakushteve të definuara për prodhimin e ushqimit të sigurt dhe komunikimin me palët e interesuara.
Sistemi për sigurinë e ushqimit zbatohet në të gjitha llojet e ndërmarrjeve që janë direkt apo indirekt të përfshirë në zinxhirin e ushqimit – që nga prodhuesit e ushqimit dhe prodhuesit e ushqimit për bagëti, përpunimi i ushqimeve, prodhuesit e pajisjeve, deri te distributorët e shitjes me pakicë dhe shumicë.
Qëllimi i standardit është që në nivel global të harmonizoj kërkesat për menaxhim me sigurinë e ushqimit në industrinë ushqimore dhe në industritë e lidhura me të, dhe të identifikoj elementet të cilat e përbëjnë sistemin e menaxhimit të sigurisë së ushqimit:
- Në përputhje me parimet e HACCP kodeksit;
- I harmonizon standardet jo obliguese ndërkombëtare;
- Ofron qasje dhe strukturë në përputhshmëri me standardet ISO 9001 dhe ISO 14001;
- Mundëson kuptim të përgjithshëm të sistemit për menaxhimin e sigurisë së ushqimit.
CILAT JANË PËRFITIMET NGA ZBATIMI I STANDARDIT ISO 22000:2005
- Ndihmon për të identifikuar përparimin në proceset;
- Zvogëlon nevojën dhe shpenzimet e testimit të produktit final;
- Ofron analizë transparente dhe të detajuar;
- Zvogëlon mundësitë e revokimit (kthimit prap) të produkteve nga tregu;
- Rrit kënaqësinë e konsumatorëve;
- Dëshmon performancat personale duke promovuar frymë ekipore;
- Vërteton moralin dhe motivimin e punonjësve nëpërmjet mjedisit të pastër të punës.

