HACCP – Sistem për analizë të rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit

HACCP – Sistem për analizë të rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit

PARIMET THEMELORE TË SISTEMIT HACCP
Identifikimi i rreziqeve potenciale dhe parandalimi i paraqitjes së tyre me qëllim që të mbrojë konsumatorët nga helmimi me ushqim.

 

Pse HACCP?

  • Fokusohet në identifikimin dhe parandalimin e rreziqeve;
  • Bazohet në metodat shkencore;
  • Mundëson funksionim më efektiv dhe më efikas;
  • Sistem fleksibil. Lehtë përshtatet në pajisjet e reja moderne, përmirësimi i procesit prodhues dhe i zhvillimit teknologjik;
  • I përmirëson raportet në mes të prodhuesve të ushqimit dhe inspektorëve, si edhe mes prodhuesve dhe blerësve/ konsumatorëve;
  • Rrit e mirëbesimin në mes të prodhuesve dhe tregtarëve dhe stimulon tregtinë;
  • Zvogëlon barrierat në tregtinë ndërkombëtare;
  • Rrit vetitë konkurruese të kompanive në tregun botëror;
  • Lehtë integrohet me sistemet e menaxhimit të kualitetit (ISO 9001) dhe të sistemeve për menaxhimin e mjedisit jetësorë (ISO 14001)

Historia e sistemit HACCP

  • National Aeronautics and Space Administration (NASA) në bashkëpunim me Pilsbury Company në fillim të vitit 1960 krijoi sistemin HACCP për nevojat e programit hapësinor Amerikan.
  • Gjatë viteve të 80-ta merr një hov të gjerë në SHBA
  • Sot është detyrim ligjor në shumë shtete ndër të tjerat edhe Maqedoninë

Detyrimet ligjore në Maqedoni

  • Viti 2002: Ligji për siguri të ushqimit si dhe produkteve dhe materialeve të cilat janë në kontakt me ushqimin (Gazeta Zyrtare nr.54/2002, neni 26)
  • Viti 2006: Rregullore për nevojat e higjienës sanitare për prodhimin e ushqimit (Gazeta Zyrtare nr.32/2006)

 

Qasja HACCP
Çdo hap gjatë procesit është i shënuar dhe situatat kritike janë të parapara. Në çdo hap dhe çdo proces të gjithë personat përgjegjës dinë:

  • si të kontrollohet procesi?
  • kur të ndërpritet procesi?
  • kush mund të vendos për të ndërprerë procesin?
  • si të veprohet me produktet e dyshimta?

 

Pas një situate të tillë menaxhimenti i ka të gjitha informacionet relevante që të mund të vendosë se ç`duhet bërë më tutje.

  • Çka duhet bërë që e njëjta situatë mos të përsëritet?
  • A reagojnë të gjithë personat përgjegjës ashtu siç është paraparë?
  • Cilat janë shpenzimet përfundimtare?

 

 

Aktivitetet që i paraprijnë zbatimit të sistemit HACCP

  • Krijimi i një ekipi për HACCP sistemin
  • Përshkrimi i produktit
  • Përshkrimi i përdorimit të produktit të paraparë
  • Krijimi i Flow diagramit i cili përshkruan procesin
  • Verifikimi i Flow diagramit

 

Parimet e sistemit HACCP - Kërkesat për zbatimin e sistemit HACCP
Parimi: 1 Kryerja e analizës së rreziqeve
Parimi: 2 Identifikimi i PKK – Pika Kritike e Kontrollit

Parimi: 3 Përcaktimi i kufijve kritik
Parimi: 4 Krijimi i një sistemi për kryerjen e kontrollit të PKK
Parimi: 5 Definimi i masave korrektuese
Parimi: 6 Përcaktimi i procedurës për verifikim të funksionimit të sistemit HACCP
Parimi: 7 Udhëheqja e dokumentacionit për të gjitha procedurat dhe të dhënat që dalin nga këto parime dhe zbatimi i tyre

 

CILAT JANË PËRFITIMET NGA ZBATIMI I SISTEMIT HACCP

  • Një konsumator i kënaqur i cili ju çon kah një konsumator tjetër të ri;
  • Përputhshmëri me ligjin;
  • Reputacioni i mirë;
  • Rritja e fitimeve;
  • Moral më i lartë i personelit;
  • Mjedis më i përshtatshëm për punës;

 

Pasojat negative nga mos zbatimi i sistemit HACCP

  • Helmim nga ushqimi, kurse ndonjëherë edhe me vdekje;
  • Ankesa nga klientët;
  • Vërsulje nga shtazët dëmtues;
  • Mbyllja e objekteve të prodhimit;
  • Reagimet nga popullata civile;
  • Dëmtimi i reputacionit;
  • Humbje në fitime

 

Informacione të dobishme