Konsultime
- Studime dhe Elaborate Ekologjiko- Teknologjike
- ISO 9001:2008 - Sistemi i Menaxhimit të Kualitetit
- ISO 14001:2004 – Sistemi i menaxhimit me mjedisin jetësor
- OHSAS 18001:2007 - Sistemi i Menaxhimit të Shëndetësisë dhe Sigurisë në Punë
- ISO 22000:2005 - Sistem për Siguri të Ushqimit
- HACCP – Sistem për analizë të rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit
- GLOBALGAP - Sistem për Praktikë të Mirëfillt Bujqësore
- ISO 17020:1998 - Standard për akreditimin e organeve inspektuese
- ISO 17025:2005 - Standard për akreditimin e laboratorëve për testim dhe kalibrim
- CE - Shenjë për produkt të sigurt
АНКЕТА
Кога планирате да започнете со транзиција на новата верзија на стандардот ISO 9000:2015?
Листа анкети Еуромак Контрол
Ул.Стогово бр.13А
1000 Скопје, Македонија
тел/факс: +389(2) 3124 322
mail@euromakkontrol.com
Konsultime – Consalting
Konsultimi paraqet formën më të zhvilluar të shërbimeve që sot përdoret nga të gjitha kompanitë në vendet e zhvilluara, që nga organizatat më të vogla deri te ata të mëdha. Konsultimet përfshijnë të gjitha fushat e biznesit dhe aktivitet tjera njerëzore: financat, hulumtimet, zhvillimi, prodhimtaria dhe teknologjia, sistemet e menaxhimit (udhëheqja dhe menaxhimi), mbrojtja e mjedisit jetësorë dhe ambientit të punës, marketingu, plasmani i produktit, komunikimi, zbatimi i dispozitave ligjore në tregun e brendshëm dhe të huaj dhe tj. Vështirësitë që paraqiten para konsulentëve janë shumë komplekse, dhe për arsye prej tyre kërkohet njohuri e gjerë profesionale, specializime nga fushat specifike që ofrojnë shërbime këshilluese.
Euromak-Kontroll ju ofron shërbime të Konsultimit të bazuara në kompetencë të gjerë dhe përvojë shumëvjeçare të cilën e kemi, nga lëmit që vijojnë:
- Zbatimi i sistemit të menaxhimit me kualitetin, sipas kërkesave të standardit ndërkombëtar ISO 9001:2008;
- Zbatimi i sistemit të menaxhimit me mjedisin jetësor, sipas kërkesave të standardeve ndërkombëtare ISO 14001:2004;
- Zbatimi i sistemit të menaxhimit me shëndetin dhe sigurinë në punë, sipas kërkesave të standardeve ndërkombëtare ISO 18001:2007;
- Zbatimi i sistemit të sigurisë së ushqimit, sipas kërkesave të standardeve ndërkombëtare ISO 22000:2005;
- Zbatimi i standardit për akreditim të laboratorëve për testim dhe kalibrim, sipas kërkesave të standardit ndërkombëtar ISO 17025: 2005;
- Zbatimi i standardit për akreditim të pajisjeve të inspektimit, sipas kërkesave të standardeve ndërkombëtare ISO 17020:1998;
- Zbatimi i sistemit të analizës së rrezikut dhe pikave kritike të kontrollit – HACCP;
- Përpilimi i IPPC-lejeve të integruara për ekologji (A dhe B);
- Dhënia e CE - shenjës për produkt të sigurt;
- GLOBAL GAP – sistem i dhënies së lejes për produkte të mirëfillta bujqësor.

