Kontrolli i kualitetit
АНКЕТА
Кога планирате да започнете со транзиција на новата верзија на стандардот ISO 9000:2015?
Листа анкети Еуромак Контрол
Ул.Стогово бр.13А
1000 Скопје, Македонија
тел/факс: +389(2) 3124 322
mail@euromakkontrol.com
Politika e kualitetit të Organit inspektues të EMK
Politika e kualitetit të Organit inspektues të EMK
Politika e kualitetit të Organit inspektues të EMK
Euromak-Kontroll tash më është një organizatë e njohur për kontrollin kualitativ dhe kuantitativ të produkteve për eksport dhe import në vend.
Qëllimi i EMK është që të bëhet organizatë shërbimet e së cilës do të identifikohen nga kompetenca e lartë, segment i cili EMK do ti siguroj verifikim ndërkombëtar dhe rangim adekuat në treg.
EMK me punën e saj të paanshme dhe të pavarur kontribuon për të konfirmuar kualitetin e produkteve, dhe me atë edhe mbrojtjen e konsumatorëve, mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, gjë që është e rëndësishme si për importin po ashtu edhe për eksportin e produkteve.
Aktiviteti i EMK kontribuon jo vetëm për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve, por edhe për zhvillimin e komunitetit në përgjithësi.
Realizimi i qëllimeve të deklaruara realizohen me anë të:
- Përpjekjes maksimale e të gjithë punonjësve;
- Punës profesionale të paanshme, objektive dhe të ndërgjegjshme e të gjithë punonjësve, me respektim të përpiktë të standardeve dhe normave përkatëse teknike;
- Përdorimit të pajisjeve të verifikuara për matje, kontrolli dhe ekzaminimi;
- Zbatimit dhe përmirësimi i sistemit të kualitetit në përputhje me standardin ISO MKS EN / IEC 17020:2006;
- Akreditimi nga ana e IARM;
- Kontrolleve të rregullta të brendshme dhe rishikimi i sistemit nga ana e menaxhmentit;
- Analiza e kënaqësisë së klientëve dhe krahasimi me konkurrencën;
- Komunikimi i mirëfilltë i brendshëm dhe i jashtëm;
- Përmirësimi i vazhdueshëm i proceseve në organizatë;
- Trajnimi i vazhdueshëm i stafit;
- Monitorimi dhe implementimi i arritjeve të fundit në lëmi adekuate;
- Me resurse të mjaftueshme financiare, të cilat sigurohen nëpërmjet veprimtarisë bazë të EMK;
- Krijimi i një mjedisi që inkurajon krijimtari dhe ndryshime pozitive tek punonjësit.
Shkup Udhëheqës
Shtator, 2009 ing.dipl.kim. Suzana Temelkoska

