Për ne

АНКЕТА

Кога планирате да започнете со транзиција на новата верзија на стандардот ISO 9000:2015?




Гласај
 
Листа анкети

Еуромак Контрол
Ул.Стогово бр.13А
1000 Скопје, Македонија

тел/факс: +389(2) 3124 322
mail@euromakkontrol.com


Profili i Euromak-Kontroll

Profili i Euromak-Kontroll

Euromak-Kontroll është e specializuar për të gjitha llojet e kontrollit me kualitet dhe kontrolle të besueshme në përputhshmëri me standardet e vendit dhe ato ndërkombëtare si dhe shërbime të Konsulencës për implementimin e standardeve ndërkombëtare  (ISO, HACCP, EURGAP, CE).

 

Në fushën e kontrollit të kualitetit t Euromak-Kontroll vepron në disa drejtime dhe kryen kontrolle kualitative dhe kuantitative të:

  • prodhimeve ushqimore
  • prodhimeve kimike
  • prodhimeve të tekstilit
  • të naftës dhe derivateve të naftës

Shërbimet konsultuese të cilat i kryen Euromak-Kontroll janë:

  • zbatimi i standardit ISO 9001:2008- Sistemi i udhëheqjes me kualitetin;
  • zbatimi i standardit ISO 14001:2004 - Sistemi i udhëheqjes me mjedisin jetësor;
  • zbatimi i standardit ISO 17025:2005 – Akreditimi i laboratorëve të testimit dhe kalibrimit;
  • zbatimi i standardit ISO 18001:2007 - Sistemi i udhëheqjes me shëndetin dhe sigurinë në punë;
  • zbatimi i standardit ISO 22000:2005 - Sistemi i prodhimit të ushqimit të sigurt në përputhshmëri me kërkesat;
  • zbatimi i HACCP – Sistemi i analizës së rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit;
  • përgatitja e dokumentacionit teknik për marrjen e Lejes së Integruar për Ekologji (IPPC);  
  • ndihmë kompetente gjatë përzgjedhjes së organizatave ndërkombëtare të akredituara për certifikimin e Sistemit të kualitetit;

 

Euromak-kontroll është përfaqësues i SIQ (Instituti Slloven për Kualitet) i cili është anëtar i IQNet (The International Certificate Network)  dhe auditorët e Euromak-Kontrollit kryejnë verifikime të certifikuara të sistemeve dhe kualiteteve të lartpërmendura.

 

Autorizimet :
Euromak-Kontroll posedon autorizim nga Ministria e Ekonomisë për kryerjen e kontrollit të kualitetit të produkteve bujqësore dhe produkteve ushqimore në qarkullimin e tregtisë së jashtme.

Nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka autorizim për përpilimin e elaborateve dhe studimeve për vlerësimin e ndikimit të mjedisit jetësor, si dhe aktivitete të caktuara profesionale për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor dhe natyrës. -Vendimi nr.07-1728 / 1.

 

Në bazë të autorizimeve nga ministritë, Euromak-Kontroll përgatit elaborate ekologjike-teknologjike, si dhe kryen matje të:

  • zhurmës
  • vibracioneve
  • gazrave
  • ujërave të zeza
  • tokës

 

Bën përgatitjen e elaborateve ekologjiko-teknologjike si dhe studime të fizibilitetit, përfshirë këtu:

 

  • Përgatitja e studimit për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisit jetësor (Environmental Impact Assessment)
  • Studime dhe Hulumtime të  mjedisit jetësor
  • Mbrojtja dhe menaxhimi i mjedisit jetësor
  • Përgatitja e aplikimit për leje A dhe B për mjedis jetësor (Integrated Pollution Prevention Control)
  • Menaxhimi i mbeturinave të ngurta dhe projekteve të riciklimit
  • Projekte për stimulimin e prodhimtarisë sa më të pastër
  • Propozim masa (zgjedhje ideore dhe analiza)

 

 

Ekzaminimet teknike dhe konsultimet kryhen nga të punësuarit e përhershëm dhe stafit me edukim të lartë teknik dhe profesional të cilët kanë trajnime dhe përvoja ndërkombëtare në ekologji, hulumtime kimike dhe ekologjike, monitorimi i kualitetit dhe kuantitetit të mallrave, zbatimi i standardeve ndërkombëtare. Të gjitha testimet të cilat i kryen Euromak-Kontroll, realizohen në përputhshmëri me MKC-Standardet, ISO-Standardet, ASTM-Standardet, dhe DI-Standardet.